Heqja e gërmave të Teatrit Kombëtar, artistët kallëzim në Prokurori

Ditën e djeshme, katër prej aktivistëve të “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj heqjes së shkronjave mbi godinën e Teatrit Kombëtar. Para derës së Prokrurorisë së Tiranës Kastriot Çipi; Robert Budina, Martin Gjonaj dhe Edmond Budina kanë kërkuar rivendosjen e gërmave të hequra.

Kastriot Çipi: Dje u bë e njohur se në fasadën e Teatrit ishin hequr shkronjat. Kanë kaluar 24 orë dhe nuk ka asnjë njoftim për shtyp.

Robert Budina: Jemi një grup që të bëjmë këtë kallëzim penal për vjedhjen e emrit të Teatrit Kombëtar. Jemi këtu për të bërë kallëzimin, më thanë se punojnë vetëm të martën dhe të enjten. Ne këtë kallëzim do ta çojmë me postë në Prokurorinë e Tiranës. Për këtë që kanë bërë në mos sot, nesër do të mbajnë përgjegjësi.

Martin Gjonaj: Kush merr vendime të tilla nga ne quhen hajdut. Nuk e rrënon dot askush identitetin e një godinë historike. Ne jemi të vendosur që kallëzimit t’i shkojmë deri në fund, por nëse nuk i kthejnë shkronjat por do kontribuojmë dhe do t’i vendosim vetë. Nëse nuk e bën qeveria do ta bëjmë vetë ne me fonde.

Edmond Budina: Padyshim që do të jemi të gjithë të bashkuar. Për këtë jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.