Era vazhdon të marrë vëmendje

Krahas të qenit këngëtare e suksesshme, Era Istrefi josh vëmendjen edhe me imazhet që i publikon në rrjetet sociale. Ajo merr pëlqime të shumta për dukjen e saj në fotografitë e publikuara që tregojnë figurën trupore.

Gjatë fundjavës, këngëtarja e ka postuar një imazh, ku shfaqet në një pozë interesante, ndërsa ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Sa i përket karrierës muzikore, bashkëpunimi me motrën e saj, Nora Istrefi, është ndër realizimet e fundit të Erës.

Videoklipi i këngës “Nuk e di” është publikuar në YouTube para dhjetë ditësh dhe tash numëron mbi 4.3 milionë shikime.