Kur Nju Jorku ishte i populluar me emigrantë të varfër

Pamjet e emigrantëve të pashpresë e të strukur në qoshe nuk janë vetëm të shekullit të fundit. Tani që Evropa është vend aspirant i shumë prej tyre, pak e dinë se në shekullin 19-të, shumë evropian kaluan oqeanin për të shkuar në SHBA.

Gjendja e tyre nuk ishte aspak e mirë, dhe shumë nuk ia kishin dalur. Por për ata që ia dolën, ekzistojnë dëshmi fotografike. Këto fotografi shkaktuan një prej reformave më të mëdha sociale në shekullin e 19-të.

Një emigrant danez, i quajtur Jackob Riis, u vendos në Nju Jork me vetëm 40 dollarë në xhep. Më vonë, pasi kapi ëndrrën amerikane dhe u bë fotograf i “New York Tribune”, atij iu kërkua të bënte një fotoreportazh në zonën lindore të Nju Jorkut ku qëndronin emigrantët e varfër.

Kështu,  ai fotografoi realitetin e emigrantëve të varfër, që njujorkezët e lagjeve të pasura nuk e njihnin. Në zonat ku ai futej kishin shumë pak dritë, dhe kështu e përdori për herë të parë blicin, që vazhdon të përdoret edhe sot. Pra, ky është Nju Jorku i viteve 1890.