Flori provokon sërish. Publikon foton me vajzën misterioze

Flori Mumajesi është padyshim personazhi më i komentuar i momentit kjo vjen për arsyen se kantautori ka qënë më aktiv në rrjete sociale dhe në media këto kohët e fundit.

E megjithatë ne vazhdojmë të mbetemi shumë kuriozë lidhur me “çështjet e zemrës” kur vjen puna tek Flori Mumajesi sepse ai vetë na kunfuzon me postimet që bën dhe emrat që aludohen në mediat rozë përsa i përket personave që mund të këtë në krah. Dhe në mëngjësin e sotëm të kësaj të shtune në “InstaStory”, Flori ka publikuar foton e një vajze me kurriz, ku duket edhe buzë ballkonit me përshkrimin e mëposhtëm:

“Ajo është gati për aksion”.

A është kjo një shenjë se ai po xhiron një videoklip të ri apo kjo vajzë është “ajo” që i ka rrëmbyer zemrën, kjo ngelet vetëm për t’u parë.