Teatrit Kombëtar i hiqen gërmat, shpërthen aktori i njohur

Aktori i njohur, Naun Shundi ka reaguar pas heqjes së gërmave të Teatrit Kombëtar.

Në reagimin e tij, Shundi shkruan se teatrit, ndonëse i hoqën gërmat, nuk i heqin dot emrin, ndërsa shton se çdo dorë e ngritur mbi teatrin, sipas tij është një dorë gjakatare.

“Mos guxoni! I hoqën gërmat Teatrit Kombëtar,  por nuk mund ti heqin dot emrin. I hoqën gërmat Teatrit Kombëtar, por ai është  aty, më  famën dhe lavdinë që nuk mund t’ja rrëzojnë  disa gërma të  shkulura pabesisht, natën. Vutë dorë  mbi gërmat. Mos guxoni të  vini dorë  mbi ndërtesën që është ndërtesë e shenjtë për shumë breza. Do t’ju mallkojnë  nëqoftëse TENTONI ta prishni.

Cdo dorë e ngritur mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar është një dorë gjakatare, e pashpirt, E PABESË dhe e pangopur. Më kujtohet shprehja komuniste: “Mbi gërmadhat e Shqipërisë së vjetër, do të ndërtojmë Shqipërinë e re.” Ata që pretenduan “Shqipërinë  e re”  do të  ishin lumturuar me këtë “Shqipëri të  re” që  po gëzojmë  sot”, shkruan aktori i njohur.

Foto e publikuar nga ish-deputetja Grida Duma