Studimi/ 166 mijë euro për t’u bërë deputet – Gjiknuri: Heqje mandati për deklarime të pasakta

Rreth 166 mijë euro është kosto që i nevojitet një kandidati për deputet për të organizuar fushatën elektorale. Ky është një prej përfundimeve paraprake të një studimi të realizuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Instituti Shqiptar për Sipërmarrjen,  mbi kostot e hyrjes në politikë, bazuar në pyetësorë të drejtpërdrejtë me deputetë  apo disa parti politike në vend.

Ndërkaq, studimi ka nxjerrë në pah diferencën e madhe që ekziston mes kostove reale që shpenzojnë partitë politike në fushata dhe deklarimeve zyrtare të tyre. Zyrtarisht në 2017-ën janë deklaruar si shpenzime vetëm 1.8 mln euro, ndërsa sipas përllogaritjeve të studimit mendohet që këto kosto të jetë rreth 23.3 milion euro.

I pranishëm në aktivitet ishte dhe kreu i Komisionit për reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri, I cili pranoi se ekzistojnë problematika në drejtim të deklarimeve të shpenzimeve, ndërsa propozoi ndryshime ligjore që mund të shkojnë deri në heqje mandate në rast të deklarimeve të rreme apo të pasakta.

Ndërkaq, ambasadori i Britaninë në vendin tonë bëri apel për më shumë transparencë në drejtim të financimit të partive politike. /scan

166 mijë euro për t’u bërë deputet – Kostot e hyrjes në politikë, Gjiknuri: Heqje mandati për deklarime të pasakta on Vidnews.