Pasi Melinda i kërkoi falje, reagon Tayna

Përmes menaxherit të saj, Tayna i përgjigjet Melinda Ademit. Melinda mori hapin e para dhe i kërkoi falje “armikes” së saj në skenë, Tayna-s. ”I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-n e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahun dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruan Melinda.

Kontaktuar nga Prive, menaxheri i Taynës tha se nuk ka nevojë për reagim pasi Tayna s’ka asgjë për të thënë. Ai shtoi se Melinda e ka ofenduar shumë Taynën dhe si rrjedhim, është ofenduar edhe nga shumë fansa të reperes. Shihni gjë paqe në horizont? Tayna jo njëherë.