Qeveria ”Rama 2”, Demalia: Do të përmbyset në kurthin e vet

Mjaft kritik në qëndrimin e tij shfaqet analisti, Ilir Demalia, i cili shpreh bindjen se ky pushtet do të përmbyset. Duke e gjetur Shqipërinë e sotme me Rilindjen në pjesë letrare të Alfred de Lamartine, Demalia shkruan se tani do të kemi evolucionin e ndërgjegjes.

“Nëse arrin që prej një kombi qytetarësh të bësh një shoqëri të turpshme gënjeshtarësh, nëse e bën atdheun të skuqet për shkak të të këqijave zyrtare, nëse lejon që të fundoset shoqëria në tragjedi të vërteta të korrupsionit, nëse lejon që pandershmëria e pushtetit shtetëror të pikëllojë dhe poshtërojë kombin dhe pasardhësit, ky pushtet, të jeni të sigurt që do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet si ai i vitit 1789, por në kurthin e vet. Mqenëse keni pasur revolucionet e lirisë dhe kundër-revolucionet e famës, tani do të keni revolucionin e ndërgjegjes dhe pëbuzjen tuaj në fundin tuaj”.