Manjani: Të merremi me sundimin e pushtetit absolut të Edi Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dhënë disa arsye, pse, sipas tij, po gabojmë të gjithë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se: “Në vend të fokusihemi tek problemi, merremi me personat. Kur merremi me personat, nuk merremi me kryepersonin, por me personarucët… Pra, në vend të merremi me sundimin e pushtetit absolut të Edi Ramës, harxhojmë kohë të çmuar duke u marrë me Gent Cakajn, Rudina Hajdarin, Sander Leshin, Astrit Patozin.”

Postimi i plotë i Manjanit: 

Gabimi i madh taktik që bëjmë të gjithë:

Në vend të fokusihemi tek problemi, merremi me personat.

Kur merremi me personat, nuk merremi me kryepersonin, por me personarucët…

Pra, në vend të merremi me sundimin e pushtetit absolut të Edi Ramës, harxhojmë kohë të çmuar duke u marrë me Gent Cakajn, Rudina Hajdarin, Sander Leshin, Astrit Patozin etj…