WhatsApp, bisedat nuk do të jenë si më parë

Përditësimi i ri i WhatsApp nuk do të jetë një lajm i mirë për shumë përdorues të aplikacionit. Një opsion i ri do të ndalojë njerëzit të fotografojnë bisedat private me screenshot, për ti dërguar diku tjetër. Me anë të opsionit të ri nëse ju e aktivizoni nuk do të mund të bëni më fotografi/ screenshot në bisedat që keni me të tjerët. Ende nuk është e qartë se si do të funksionojë apo se kur do të vihet në zbatim një politikë e tillë, sepse ekspertët janë ende konfuzë për mënyrën e aplikimit.