Tottenham i falet “perlës” së Eriksen ndaj Brighton (VIDEO)

Tottenham vazhdon momentin magjik edhe në Premier League. Skuadra e Pochettinos ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Brighton.

Një “perlë” e shënuar nga Christian Eriksen dy minuta nga fundi i kohës së rregullt i dha 3 pikët e radhës “Spursave”. Ylli danez lëshoi një të majtë të hidhur nga distanca që nuk mundi të ndalej nga portieri Ryan.

Tottenham me këtë fitore blindon vendin e tretë me 70 pikë, 3 më shumë se Chelsea. /Koha Jone/