Gjashtë transformime në një klip, Nora dhe Era Istrefi sjellin këngën e parë së bashku

Nora dhe Era Istrefi, dy motrat e suksesshme shqiptare kanë lançuar prej ditës së djeshme bashkëpunimin e parë të tyre. “Nuk e di”, quhet kënga që ishte paralajmëruar prej kohësh, por u deshën disa muaj pritje për të ardhur tek publiku. Dy bukuroshet e ekranit, përveçse shfaqen në formë perfekte tek ky klip, bien në sy për faktin që kanë ndryshuar pamje shumë shpesh.

Era shfaqet në pesë skena me pesë pamje të ndryshme, ndërsa Nora shfaqet në tre skena me tre pamje të ndryshme.

Dy motrat shfaqen bashkë vetëm dy herë duke arritur kështu një total prej gjashtë skenash.

Siç edhe kuptohet puna që fshihet pas kësaj kënge është shumë e madhe, kjo justifikon edhe pritjen e gjatë nga fansat. Edhe njëherë tjetër, vajzat arritën të surprizojnë dhe kënga numëron gati 300.000 klikime brenda 11 orësh.