Rruga e Arbërit, dëshmitë historike nga Tirana në Bulqizë

Të shumta janë njoftimet shpresëdhënëse për ritmet e larta të ndërtimit të Rrugës së
re të Arbërit, sidomos në segmentet Ura e Vashës- Qafë Murrizi dhe Ura e Topojanit
në Homesh. Për të parë më nga afër këto punime dhe për t’u njohur me anën
historike dhe mrekullitë natyrore të kësaj rruge, që do jetë objekt i turizmit të
nesërm, një grup dibranësh janë përfshirë në nismën e një guide turistike. Në vartësi
të pjesmarrësve, janë planikuar dhe masat logjistike. Ndër to: mjetet për lëvizje janë
planikuar me shkallë të lartë kalueshmërie dhe me drejtues që njohin trasenë e
vjetër dhe të re të rrugës. Traseja ku parashikohet të kalojë rruga do vizitohet e gjitha.
Aty ku nuk kalojnë mjetet do kalohet në këmbë. Kjo distancë mund të jetë rreth 20
km dhe parashikohet të zgjasë rreth 5-6 orë. Sepse vetëm duke shkelur rrugën e
qerreve në këmbë do kuptojmë mrekullinë dhe absurdin e saj. Vetëm duke e shkelur
këtë rrugë me këmbë do kuptojmë pse të parët tanë ishin aq të mençur që bën mbi
Postuar nga Bulqiza ime – 05/04/2019
Punimet për ndërtimin e Urës së Vashës, Rruga e Arbërit, fshati Guri i Bardhë në Klos.
20 shekuj këtë rrugë me mushkë, kuaj dhe qerre më shpejt se me makinë. Dhe, duke
bërë rrugën të shkurtër, e “zinin lepurin me qerre”. Sepse qerrja lëviste në drejtimin e
duhur për në Tiranë, jo duke “i rënë nga Kina”, për të bërë 70 vjet 100 km më
shumë… Por edhe shkalla e kalueshmërisë do shihet me sy,do kuptojmë se ajo nuk
është aq e lartë sa jemi mashtruar 28 vjet. Përkundrazi: do bindemi se rruga që po
shkelim nuk ka shumë dallime me grykat e Shkopetit që kishim dhe kemi e po
kalojmë në to 70 vjet rrjesht.
Absurdi
Mendoni sa ditë do na duhej të bënim 157 km “Rrugë Dibre” në këmbë nga Bulqiza….
– Cili fshat i Shqipërisë bëri një rrugë 70 vjet tresh më të gjatë? – Kush më shumë se
Dibra që nxorri dhe eksportoi krom, energji, lëndë drusore e mermer dhe me duart e
veta e ndërtoi Shqipërinë, kontriboi edhe për Rrugën e Arbërit? – Kush më shumë se
Rruga e Dibrës, sot e Arbërit, ka magjinë dhe bafasinë të ofroj shumëllojshmërinë e
objekteve historike dhe turistike që do të shkelim në vetëm 57 km? – Kush më shkurt
se vetëm me 57 km rrugë Arbëri rilidhim lindjen me perëndimin , Tiranën me Dibrën,
Shkupin me Durrësin? – Kush më shumë se Tirana me Dibrën, historikisht ishin kaq
afër dhe u bënë kaq larg vetëm për mungesën e rrugës së Arbërit ? – Pse Tirana dhe
Dibra quheshin “Kërthiza e Arbërisë historike dhe begatia e saj ekonomike”?. – Sa
beteja të mëdha dhe kështjella qytete kishim në rrethina Dibre dhe Tiranë? – Sa
kanione, liqene karstike, kulla, ura si ajo e Vashës, miniera kromi, lumej, pyje që
“puthin retë” kishim dhe kemi nga Tirana në Homesh? – Pse “grykat dhe bigat e
Valkhalisë” me rrugën e Dibrës në bosht, vlerësohej si “lugina dhe drejtimi më i
rëndësishëm, paralel me “grykat e Shkumbinit”, por me një veçori plus: Drejtimi i
Dibrës ishte gjithnjë “brenda shtetit të Skënderbeut”, në “ kërthizë të Arbërisë”, 100
km më shkurt për të lidhur lindjen me perëndimin e Arbërisë.
Për nga vlerat mbrojtëse, ky drejtim krahasohej vetëm me Kaudinet në Itali të Jugut
(Barleti). Ishin këto arsyet: në bosht të Rrugës Dibrës që llonte nga “Ohri i
Dibrës”dhe këtu kryqëzohej me Egnatian, ajo zgjatohej deri në Rodon. Ishin
kështjellat dhe rrugët arsyet që kishim kaq shumë beteja, “vorre të vrame”, Bulqiza e
shkretë, Rrugë Vrami, gjeksina… etj. Ishte rëndësia e Dibrës në kurin lindor të
Arbërisë që kishin dy rrugë paralele të Dibrës Dibrës: njëra e kurrizeve (DibërZerqanBizë- Tiranë) dhe tjetra për lugine : Dibër- Luginë Bulqize- Guri Bardhë- Qafë MurrizëTujan – Tiranë. Po këtu, kishim stane aq dhe punishte baruti, fusha pjellore dhe farka.
Sepse Dibra dhe Tirana ishin “hambari dhe gonxhet e Arbërisë”. Sepse Dibra dhe
Tirana, bashkë me rrugën e tyre, ishin gjithnjë brënda
Sepse me nacimet e buxhetit të shtetit “janë lagur rrotat e qerres” nga të ardhurat e
kromit të Bulqizës në 70 vjet dhe Dibra nuk i kërkon askujt lëmoshë për këtë rrugë
por veç një “borxh të pashlyer” jo vetëm ekonomik, por dhe me kosto gjaku. Sepse
vetëm Bulqiza dhe Martaneshi me tre miniera të kromi dhe po kaq burgje, në 70 vjet
kohë paqe, derdhi gjak në “zgafellat e vdekjes” më shumë se në kohë lufte. Ja pse
rruga e dikurshme e mushkës dhe e qerres, sot po lëviz në drejtimin e duhur”. Madje
po përmbysen skenat e “teatrit absurd me Rrugë Arbëri”, që na mbajtën peng 28 vjet
me mashtrime banale. Se gjoja në këtë rrugë “na paskan dalë ujra nëntoksore” të pa
parashikuara. Pastaj në “këtë rrugë nuk mund të kalojë as lepuri”, ndaj dhe nuk ka
efektivitet. Pastaj: 28 vjet thamë pse nuk bëhet Rruga e Arbërit. Dhe kur lloi e ritmet
janë për “URRA” themi: “Ç’janë kanë këta që po e bëjnë rrugën e Arbërit”?
Egnatia dhe Rruga e Arbërit – një vështrim gjeostrategjik
Sepse vetëm nga drejtimi i Dibrës -Bulqizë –Tirane hyhet në Tirane dhe Krujë më
shkurt se në çdo drejtim tjetër. Por, nuk ishte vetëm kjo. Për të lidhur kutë lindore
dhe verilindore të Arbërisë me Tiranën, Krujën dhe bregdetin, kishte disa rrugë
paralele, por dy ishin më të hershmet në kohë: Egnatia dhe rruga e Dibrës. Këto dy
rrugë, kishin këto ngjajshmëri dhe dallime: të dyja ishin rrugë tregëtare dhe
ushtarake; lokalizoheshin në kohë me periudhën ilire, bashkë me kështjellat qytete
që i siguronin këto rrugë; kishin lidhje, zgjatime dhe kryqëzime kryq e tërthorë me
njëra-tjetrën; kishin siguruar vazhdimësi lëvizje në çdo pjesë territori nga kutë
lindorë të Arbërisë (ku pjesë dhe Dibra), deri në perëndim (Adriatiku); si dhe Egnatia
ashtu dhe rruga e Dibrës, secila mbulonte drejtimin e vet: njëra drejtimin e
Shkumbinit, tjetra të Valkhalisë. Kjo e fundit e lokalizuar: nga “përballë Ohrit” deri në
Modriç-Ostren-Okshtun-Valikardhë. Kjo rrugë ishte paralel me Drinin dhe nuk futej
në grykë Radike. (Kurmaku).
Guri i Bardhë, Ura e Vashës. Foto: MSG promotion
Për të kaluar Drinin, nëse vije nga Shkupi dhe Pollogu (Gosivari i sotëm) dhe të
futeshe në “bigat, ngushticat dhe grykat e Valkhalisë”, (Barleti), kishte një urë antike
dhe funksionale në Lladomericë. Kjo urë ishte po aq engjajshme në anë konstruktive,
arktekturore dhe aftësi mbrojtëse sa ajo në urën e Qytetit të Valikardhës dhe të
Vashës që ishin në të njejtin segment. Deri në vitin 1948, tek kjo urë kishim ende
doganë me Maqedoninë shqiptare dhe këmbët e saj mund ti shohim dhe sot. Si
Egnatia dhe Rruga e Arbërit, në kohë të ndryshme kishin trase dhe stacione të
ndryshme dhe ishin pjesë e zgjatime të njëra-tjetrës. Zëvëndësonin njëra-tjetrën,
sidomos kur Perandoria Osmane, bashkë me Venedikun, merrte nën kontroll
Egnatian. Të dyja rrugët patën dëmtime, riparime dhe plotësime në kohë e gjëndje të
ndryshme luftarake.Tendenca e tyre vinte duke u zgjeruar dhe rikostruktuar nga
rrugë kafshare në rrugë qerresh në vartësi të bujave që viheshin si mjet tërheqie.
Ndaj vetëm në Bulqizë dhe Domosdovë, ku kishim Rrugë Dibre dhe Egnatia, të
vetmet të kalueshme nga buajt, ndaj dhe gjejmë toponimet: Fusha e Buallit në
Domosdovë dhe Qafa e Buallit në Bulqizë.
Lidhje urbane, qëllime tregtare dhe ushtarake:
Ngjashmëritë teknike midis tyre, koha e ndërtimit, llojshmëria e shtresave të trasesë,
gjërësia në mal dhe në fushë, shkalla e pjerrësie, cilësisa e veprave të artit (urave) dhe
zgjedhja e rrugës më shkurtër, ishin mrekullitë logjistike të kohës. Të dyja kishin
projektim, realizim dhe arkitekturë të përafërt dhe shkallë kalueshmërie të njejtë. Si
Egnatia dhe Rruga e Dibrës, llimisht ishin të kalueshme vetëm në verë – vjeshtë,
pastaj edhe për dimër, sigurisht me masa plotësuese. Kjo sidomos nga tregëtarët që
kontrollonin këto rrugë. Sepse nga këto rrugë kishin jetën, mbijetesën dhe lulëzimin e
tyre. Sepse po ata prijësa që kontrollonin rrugën e Dibrës, po ata kishin kishin kalanë
e Xibrit. Një ndër ta ishte dhe Nik KETA (Niketa) Thopia. Kethydat dhe jo vetëm,
kontrollonin kështjallat e rrugës se Dibrës, sigurinë rrugore dhe hanet në to (Xibër
hane). Topiasit dhe jonimët, “nuk linin rast pa ngacmuar tregëtarët që kalonin në
tokat e tyre”. Duhej të ishte dashamirësia e sundimtarëve vendas që kontrollonin
Rrugën e Dibrës dhe kështjellat që e mbulonin atë, nëse kërkohej qarkullimi i
mallrave në qytetin bregdetar të Durrësit (1393- 1395), që ishte aq e kërcënuar në
tokë, sidomos “tregëtarët me karvanë “. Kaq problematike ishte siguria rrugore në
tokë, sa të merreshin masa për transport detar nga Durrësi në Shkodër.
Por edhe ota pirate vendase ishte nën kontrollin e Kethydasve. Madje, vahet ishin
burim të ardhurash për sundimtarët vendas. (Schmitt, Shqipëria Venedikase, 2007:
83-85). Për këtë arsye, Kalaja e Xibrit quhej dhe shkruhej në kohëe dhe variante të Paria e tyreishin prijës dhe kështjellarë. Zotëronin malin dhe fushën (Tiranë, Xibër, Shëngjergj,
Martanesh, Bulqizë, Cermanikë, Gostivar dhe rrethina. Ky ishte “popolo chetta” që
citonte Nikollë KETA. Po këta mblidhnin taksat dhe kishin otën e tyre në Adratik ku
dominonte Liburna. Po këta sundonin përsëri fushën sa herë lirohej ajo nga ushtritë
e huaja. Dhe po këta ngjiteshin në male (popullsia anase, Çabej) sa herë pushtohej
fusha. Kështu Kethyda i shpëtuan pushtimit, nderrimit të fesë dhe asimilimit. Ruajtën
dhe zgjeraun pronat, mbetën kështjellarë dhe ruajtën idenditetit të tyre:
Arbër të pastër!
Si për Egnatian dhe Rrugën e Dibrës, si vendasit ashtu dhe pushtuesit u kujdesuan
për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe rritjen e shkallës kalueshmërisë së tyre, sidomos për
dimër. Sepse rrugët ishin si “arteret e gjakut” që lidhnin midis tyre krahinat,
principatat, jo vetëm për normalitet urban. Mbi të gjitha, këto dy rrugë ishin të
domosdoshme për zhvillimin e tregëtisë. Sepse ju shërbenin perandorive të mëdha
ekonomike dhe ushtarake, pa të cilat nuk mund të realizonin qëllimet e tyre
zhvilluese, mbrojtëse ose pushtuese. Kur transporti në këto rrugë u zgjeruan
masivisht, sidomos për nevoja të ushtrive të huaja, rruga pësoi rikonstruktime dhe
zgjerime në vazhdimësi. Mushka dhe kuajt (sidomos nga ushtria perandorake turke),
u zëvëndësuan nga qerrja dhe buajt. Por kjo nuk ishte vetëm “domosdoshmëri
turke”. Madje, edhe se Amerika kishte shpikur makinat dhe synohej të shkohej në
hanë me satelit, në konceptet e saj ushtarake deri në vitet ’50 –të të shekullit të
kaluar, shkruhej: “Fatin e luftës në mal e vendos ajo ushtri që ka zgjidhur rrjetin
rrugor dhe transportin me kafshë”.
Dy toponimet: fusha e Buallit në Domosdovë ku kishim Egnatian dhe Qafa e Buallit
në Bulqizë, ku kishin Rrugën e Dibrës, janë një provë më shumë se vetëm Egnatia dhe
Rruga e Dibrës ishin dy rrugët më kryesore të kalueshme të ushtrisë osmane me
qerre dhe buaj, që lidhnin lindjen me perëndimin, ku drejtimi i Dibrës ishte më i
shkurtri se ai I grykave te Shkumbinit kur vije nga Kalkadreni (Tetova), Ohri, Shkupi
dhe Pollogu (Gostivari). Cilësia e urave që kishte Rruga e Dibrës, ishin të ngjajshme
me atë të Vashës, Valikardhës, ç’ka et për kulturë të lartë zhvillimi. Kjo duket edhe
sot si në anën konstruktive të tyre, edhe në arkitekturë, qëllim përdorimi dhe
funksion mbrojtës. Të gjitha këto asin për një mrekulli logjistike të kohës.Para
Egnatias ishte Rruga e Kandavisë dhe quhej e tillë deri në llim të shekullit të II p.k.
Romakët e zgjeruan atë. Kandavija, shtrihej midis Durrësit dhe Matit. Në letrën e
Ciceronit shkruhej: Për të sosur në Epir do të kaloj pa u ngutur nëpër Kundavi.
Pompeu, do shkruante: “Nëpërmjet Kandavisë ju drejtova Maqedonisë”. Straboni, tek
“Gjeographica”, do shkruante: “Buzë rrugës që shkon për Kundavi, janë liqenet rrotull
Lyhnidit që kanë vënde të mjaftueshme për të kripur e për të tharë peshq”.
Çfarë mund të shohim Rrugës së Arbërit?
Në Brarë, Ura e Brarit dhe kanionet fantastike të tij. Aty dhe varri vitit 1201 i
Principatës së Arbërve që ishte formuar më 1190 dhe ishte i pari shtet feudal
shqiptarë që është dokumentuar dhe ekzistoi deri në fund të shekullit të XIII, ku
ndodhet mbishkrimi: “Kujto o Zot shërbetorin tend, Mihal Zeguri me bashkëshorten
dhe nipërit”. Në këtë varrë, janë 5 kryqe dhe 5 harqe, shenjë e 5 pjestarëve të familjes
së sundimtarit Arbër. (By “Një Komb”, June,19, 2018). Pikturat shkëmbore 5000
vjeçare mund t’i shohim në Bovillë, që janë vetëm 15 km larg Tiranës. Sipas Korkurtit,
këto shkrime i përkasin periudhës së neolitit (rreth 2000-3000 vjet para krishtit). Këto
shkrime ndodhen në një shkëmb me gjatësi 30-40 m dhe në lartësi 2-3 m. Shkrimet
janë me bojra, ruhen deri sot dhe aty pasqyrohen ritet e njerzve të kohës neolitit ose
bronxit. Mbasi të kalojmë rrënojat e kalasë Tujanit, Kalanë e Xibrit, Gurin e Bardhë të
Budit, urën e Vashës në Dars të Gavril Darës, mund të shohim dhe Qafën e Bues,
luginën e Ebusë ose Bulqizën e sotme, pjesë dhe në kërthizë të “ bigave dhe
ngushticave të Vaklhalisë. Po këtu, qafa e Bulqizës. Lugina e Ebusë= lugina e Bulqizës.
Gjin Bue= Gjin Bulqiza, zot i Artës. Zerqani do quhej Artë. Ashtu si Pal Gropa ishte Zot
i Ohrit edhe Gjini i Bues ishte Zot i Moresë, ku evidentohen në Peloponez : Merkur
Bue Shpata qysh në vitin 1333. Gjon Muzaka tek” Memoria” na thotë: “Gjin Bua ishte
degë e Skurajve” ndërsa Ch. Hoph tek “Cronicues Greco- Romans”, Berlin 1873,
shkruan: “ Principata e Buajve pati shtrirje të gjërë dhe lulëzoj pas rënjes së
Perandorisë Serbe më 1354.

Më i dëgjueri Gjin Bue shpata, i biri i Petro Nikollë Buas, sundojë Despotin e Artës
deri më 1399”. Përshkruhet: “i bukur, i pashëm, i guximshëm dhe i urtë në sin
arbnorë”. QYTEZA E XIBRES, ishte vendbanim i madh ku, përveç kalasë Xibrit
lokalizuar afër fshati KETA, përfshinte: Shkallë, Xibër Hane, Xibër Murrize, Dars dhe
Fushat (Fshat). Të gjitha këto ishin pjesë të qytezës Xibrit. Në kuotën 963 m ishte pika
më e lartë e kalasë së qytezës. Në Kalanë e Xibrës, studiuesit, duke vlerësuar anën
konstruktive, teknikën ndërtimore, trashësinë e mureve të saj; sasinë dhe
shumëllojshmërinë e monedhave dhe sendeve të ndryshme të luksit të gjetura në të,
e lokalizojne ate te periudhes Ilire.. * * * Kur ra Xibri dhe u zëvëndësua me Gurin e
Bardhë, Nik KETA Thopia kërkoi ta ringrej atë, por duket, lartësia e madhe e Xibrës
dhe shkalla e lartë e vështirësisë për karvanet me buaj nxorrën nevojën për lartësi
më të buta siç ishte Guri Bardhë dhe Darsi. Ndaj dhe legjenda që et për bëmat e
Skëndrebeut tregon jo vetëm për varret e “Nikës dhe të Petës në Vajkal”, por edhe

për kalin e Skënderbeut që kur lindte nevoja “ uturonte nga Guri Bardhë në
Dars”(Akademia e Shkencave, Gojëdhana për Skënderbeun”). Sot në Xibër kemi
fshatin KETA pa KETA sepse: pasi ra Xibri, si kështjellarë që ishin, ata shkuan përsëri
aty ku ishin kështjellat: në Guri Bardhë, Valikardhë (Bulqiza e sotme), Crrujë (sot në
Shegun, Klos) dhe në territore të Maqedonisë shqiptare . Sot, në Gostivar dhe në dy
fshatra të rrethinave gjejme vendbanimet Cajle dhe Tuçan i madh. Këtu kemi KETA
dhe Kita, pra identikojmë “popolo Chetta” të sit shqiptar nga Tirana në Gostivar,
ashtu siç e shkruante para 4 shekujsh Nikollë KETA tek Tesaro (1777). Nikollë KETA
ishte i biri i Kolës dhe e informonte Princeshën KATERINE se të parët e tij ishin “arbër i
pastër Maqedonie”. Nga ekspeditat e sotme në terren, identikohet plotësisht
lokalizimi i “popolo Chetta” që llon nga Tirana e Vogël tek Ura e Brarit (Rruga Myslim
KETA) dhe kjo pjesë vlerësohej si “gonxhja e Arbërisë”. Befasitë që ofron kalaja e
Xibrit, Kënga e Sprasme e Balës, kryevepra e Nikollë KETES dhe ditari në dorëshkrim
(original) i Mulla Baki KETES, të tria në kohë te ndryshme , qysh në perudhë ilire e deri
në ditët tona, të vërtetuara në terren, mund të jenë pjesë e të panjohurave që do
prezantohen në këtë Guide Turistike.
Dilaver Kurti na informon se kalaja e Xibrit emërtohej Ketron sepse ngrihej afër
fshatit KETA dhe daton në kohë në periudhën e parë të hekurit. Lulëzimin e saj e jep
në shek.IVp.e.s dhe rindërtimin e saj në kohë të Justinianit. Fundin e saj e daton me
mundjen e Gjon Kastriotit prej turqëve. Selami Islami, pasi kundërshton datimin në
kohë, jep të dhëna për pozicionin e saj në një sipërfaqen 4 ha. Islami e ndan kalanë e
Epërme nga sheshi i kalasë dhe jep pjesën e qytezës në një mjedis natyrorë tepër të
mbrojtur. Po ky autor jep edhe teknikën e ndërtimit, popullsinë që strehohej në kala
dhe qytezë dhe rezistencën që kjo kala bënte ndaj pushtuesëve maqedonë dhe
romake. Banorët e vendbanimeve malore, në kohë paqe zbrisnin në lartësi më të ulta
deri në fushë Tiranë ku kishin mashnat ( kullotat) dhe arat e bukës. Sot në Bulqizë
kemi të identikuar 4 se KETA, Gjergj Mirëshpinë, Plakun Balë, Nikën, Petën, të
Bukurën e Lalës, etj.që përmenden edhe tek Kënga e sprasme e Balës, edhe tek
Barleti, edhe tek Nikollë KETA edhe tek studimet e Shaban Sinanit. Mbi të gjithë është
kryezbulimi i Mandalasë dhe Altimarit. Janë këta autorë që na informojnë: “Këngën e
Sprasme të Balës nuk e shkroi as Dara plaku, as i riu , por vetë Plaku Balë, që nuk
është personazh i sajuar por bashkëkluftëtarë i Skënderbeut. Madje, Shaban Sinani
shkon më tej: Kënga e Sprasme e Bales duhet lexuar edhe historikisht!

Rruga e Arbërit, dëshmitë historike nga Tirana në Bulqizë