Bashkia e Tiranës fton të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë për të kryer praktikën profesionale

Të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, nga sot javë mund të aplikojnë në projektin “Të rinj dhe të reja drejt një Profesioni”, të hapur nga Bashkia e Tiranës për të kryer praktikën profesionale pranë subjekteve.
Praktika profesionale do t`u shërbejë të rinjve që nëpërmjet trajnimit, për një periudhë kohore 3-6 muaj, për degët që ata kanë studiuar, të kryejnë praktikën profesionale pranë subjekteve tregtare, të cilat do t`i aftësojnë për t’u specializuar në profesionet më të kërkuara nga tregu i punës.
SI TË APLIKOHET?
Formulari i plotësuar i Aplikimit dhe dokumentacioni i kërkuar do të dorëzohen pranë Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit në Bashkinë Tiranë, në një kopje origjinale. Aplikantët janë të detyruar që të dorëzojnë bashkëngjitur me Formularin e Aplikimit të gjitha llojet e dokumenteve të cilësuara në njoftimin publik.
Afati i fundit për dorëzim e formularit të aplikimit dhe të dokumentave është jo më vonë se data 2 maj 2019, (brenda orës 16:00). Formulari i plotësuar i aplikimit me dokumentat e bashkëngjitura duhet të dorëzohen personalisht ose me postë në sportelin e pritjes me Qytetarin.