Babë e bir shuhen në aksidentin tragjik, rrëqethëse ulërima e vdekjes në përplasjen fatale

Një aksident i rënë është shënuar ditën e premte në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Dy persona gjetën vdekjen dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Babë e bir nga Tropoja, përkatësisht 42 dhe 9 vjeç mbetën viktima në këtë aksident. Të dy ata gjendeshin në automjetin tip “Golf” që erdhi me shpejtësi dhe u përplas me makinën përballë.

Video është filmuar rastësisht dhe në të dëgjohet edhe ulërima e pasagjeres së makinës luksoze kur sheh makinën që po i vjen përballë. Në të dyja makinat pasagjerët ishin nga Tropoja, përjashtim një shtetaseje të huaj nga Anglia (gruaja që bërtet), shkruan Express.

Videoja rrëqethëse është bërë virale në rrjet.