Digjet Notre Dame, Trump tregon si të shuhen flakët

Zjarri masiv që ka pushtuar katedralen e famshme ”Notre Dame” është komentuat edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp. Në një reagim në Twitter, ai kërkon vënien nën kontroll të flakëve sa më shpejt, pasi zjarri po merr përmasa të mëdha.

”I trishtuar të shoh zjarrin masiv që ka pushtuar katedralen ”Notre Dame” në Paris. Ndoshta mund të përdoren depozitat që hedhin ujin në lartësi për të vënë nën kontroll flakët. Duhet vepruar shpejt”.

Flakët nisën në orën 18:30 në një kohë që katedralja 850 vjeçare po rikonstruktohej prej një viti. Katedralja konsiderohet shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze dhe kisha më e mirë n Kishën Katolike në Francë dhe në botë.