Dhuna ndaj ish-dekanit, e shoqja: Kemi frikë për jetën

Babë e bir, banues në fshatin Qinam të Kolonjës kanë rënë në prangat e policisë për dhunimin e një personi. Të arrestuarit janë shtetasit A.M, dhe Gj.M, të njohur si persona me precedent penalë.

Sipas policisë, këta shtetas në fshatin Skorovot, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup ish-dekanin Ilo Mele, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Bashkëshortja e Ilo Meles, në një prononcim për RTV Ora tregon se të njëjtët persona i kishin dhunuar edhe një vit më parë të shoqin, duke e goditur në kokë. “Gjykata i liroi. Ndjehemi të rrezikuar për jetën. Kërkojmë autorët te marrin dënimin e merituar. Autorët janë persona me precedentë penalë. U dhunua me dru në kokë dhe ka 8 qepje. Është në gjendje të rënduar psikologjike”.