Shënoi 3 gola në Europa League, Joao Felix: Femrat ma mbushën telefonin me foto nudo

Joao Felix po shijon momentin e tij më të mirë në karrierë deri tani. Sulmuesi i Benfica shkëlqeu me tre gola ndaj Eintracht Frankfurt për çerekfinalet e Europa League.

Në një intervistë në Portugali Felix tha se suksesi në futboll e ka ndihmuar shumë edhe në jetën sentimentale me femrat.

“Suksesi më ka ndihmuar shumë edhe me vajzat. Në rrjetet sociale më dërgojnë shumë foto, madje edhe nudo. Nuk kam interes për të gjetur një të dashur. Jam akoma i ri dhe kam kohë për gjithçka”, përfundoi Felix.