Protesta / Nisen mbi 2000 vlonjatë në Tiranë, ndërkohë bëhen gati qytetarët e Kukësit (Video)

Partia Demokratike e Vlorës niset drejt Tiranës. Sipas kreut të PD të  VlorësGenc Deromemaj, janeë rreth 2000 mbeshtetës të PD nga bashkia Vlorë dhe Selenicë që do t’i bashkohen protestës në Tiranë,organizimi është me autobusa dhe mjete private.

Ndërkohë ga ana tjetër, qindra kuksianë dhe mbështetes te PD janë nisur drejt Tiranës për tiu bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për ti dhënë goditjen e fundit fatale të qeverisë së kryeministrit Rama.Drejtues te PD bënë të ditur se është një pjesmarrje e madhe për këte proteste.Kreu i PD në Kukës, Arif Rexhmati tha se qytetaret kuksiane dhe mbështetesit e PD janë nisur me autobuzë dhe me makina personale drejt Tiranës .

Disa orë para fillimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu shkruan se “sot është dita e protestës së madhe kundër qeverisë së korruptuar.Kukësi është ndër të parët qytete dhe ndër të vetmit që i ka thyer dhëmbet hajduteve të pushtetit”.Me 5 prill Kukësianët e pritën me protestë kryreministrin Rama gjatë vizitës së tij në Kukës ndërkohë që 13 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, në lidhje me protestat në qytetin e Kukësit.