Hitleri do i adhuronte rrjetet sociale

Shefi ekzekutiv i Disney, Bob Iger, u bëri thirrje politikanëve amerikanë të shmangin urrjetjen në zgjedhjet e 2020. Ai pretendoi se Adolf Hitleri do i kishte adhuruar rrjetet sociale, si një mjet për të përhapur propagandën ekstremiste.

“Urrjejtja dhe zemërimi po na shtyjnë drejt një humnere. Veçanërisht politika dominohet nga mospërfillja”-tha ai në një darkë të organizuar nga Simon Wiesenthal Center, një organizatë hebreje për të drejtat, shkruan AFP

“Hitleri do i adhuronte rrjetet sociale, është mjeti më i fuqishëm i reklamimit që çdo ekstremist do të donte”-shtoi ai.

“Në rastin më të keq, mediat sociale e lejojnë të keqen të futet në mendjet e trazuara dhe shpirtrat e humbur.”

Me një fushatë të egër për presidencialet amerikane të 2020-ës, Iger theksoi se është e mundur të argumentosh pa sulmuar njerëzit.

“Dua të dëgjoj një fushatë e cila nuk është e bazuar në shpërfilljen e të tjerëve”-tha ai.

“Dua të shikoj një vizion të gjerë, të mjaftueshëm për të përfshirë këdo”