Goditet grupi i Shullazit dhe Çapjave

Skuadra e posaçme operacionale dhe RENEA, zhvilluan këtë të premte operacione kundër narkotikëve në Tiranë dhe Elbasan. Gjatë aksioneve u arrestuan gjashtë persona mes të cilëve edhe një anëtar i grupit të Shullazit, Klajdi Gjeci dhe dy anëtarë të grupit të Capajve. Gjithashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dhe tre persona të tjerë. Gjatë aksionit të zhvilluar në Tiranë u sekuestrua një kg kokainë ndërkohë që në Elbasan u sekuestruan 550 g kokainë. Mësohet se Gjeci shpërndante drogë në lagjet kryesore të kryeqytetit, ku përfshihen Tirana e Re, Stadiumi Dinamo dhe zona e Bllokut.

Të arrestuarit

Klaudjo Trungu
Agron Qafa
Skënder Pëllumbi
Lavdosh Demaj
Lorencio Gjini
Klajdi Gjeci

Nën hetim në gjendje të lirë

A.Ll
O.O
A.F