Angelina Jolie kërkon ribashkimin me Pitt. Çfarë mendon aktori?

Dy vite e gjysmë që Angelina Jolie ka paraqitur kërkesën për divorc nga Brad Pitt. Dhe ndërsa ish-çifti përpiqet që të rigjejë një marrëveshje ligjore në lidhje me divorcin, gazeta “The Sun”, e Britanisë së Madhe deklaroi të enjten se Jolie ka pasur një ndryshim ndjenjash dhe dëshiron të ringjallë martesën.

Duke cituar një burim ekskluziv “The Sun”, shkruan se Angelina ia ka bërë të qartë Bradit se ajo dëshiron që të ribashkohen. “Aktorja po përpiqet që t’ia bëjë shumë të vështirë procesin e divorcit, me shpresën e rikthimit, por Pitt nuk e dëshiron këtë gjë. Ai do që të ketë një marrëdhënie miqësore me Jolie për hir të fëmijëve”, shkruan The Sun.