Pastruesi i dritareve kapet duke vjedhur para nga 86-vjeçarja me demencë

Një pastrues dritaresh në Uells u kap duke vjedhur para nga kuleta e një pacienteje 86-vjecare që vuan nga demenca.

Familja  e saj i kishte thënë që të mos hynte më në shtëpi, por ai nuk hoqi dorë.

Mattheë Benjamin Lewis, 33 vjeç, u dënua me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për dy akuza për vjedhje.

Familja e viktimës nisi dyshimet pasi ai bënte vizita të rregullta në shtëpinë e nënës së tyre. Kështu ata vendosën të instalonin kamera.

Nga pamjet, u zbulua se ai vidhte në cantën e të moshuarës para se të hynte në korridor për të biseduar me të.