Konfirmohet zyrtarisht, Meghan dhe Princ Harry do ta mbajnë private lindjen e foshnjës

Princi Harry dhe Meghan Markle po planifikojnë ta mbajnë private lindjen e foshnjës së tyre mbretërore.

“Duka dhe dukeshja e Sussex janë shumë mirënjohës për urimet e mira që kanë marrë nga njerëzit në të gjithë Britaninë dhe mbarë botën, ndërsa po përgatiten të mirëpresin foshnjen e tyre,”-tha Pallati Kensington.

“Ata kanë marrë një vendim personal për të mbajtur private planet rreth ardhjes së fëmijës së tyre në jetë. Duka dhe Dukesha mezi po presin të ndajnë me të gjithë ju lajmin emocionues pasi të kenë mundësinë ta festojnë privatisht si një familje e re.”

Ky është një ndryshim shumë i madh nga mënyra sesi Prince William dhe Kate Middleton trajtuan lindjet e tre fëmijëve të tyre, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

Kate i lindi fëmijët në maternitetin Lindo Wing dhe gjithmonë sapo dilte nga spitali prezantonte foshnjet me britanikët. Dalja e saj nga spitali ndiqej mediatikisht.

Deklarata konfirmon raportet e mëparshme se Markle donte ta mbante foshnjën mbretërore larg nga syri i medias dhe publikut.