Samsung prezanton zyrtarisht linjën e re Galaxy A

Samsung ja prezantuar zyrtarisht familjen e re të Galaxy A duke paraqitur tre smartfonët e rinj: A20e, A40 dhe A80. Këto i bashkohen A10, A50 dhe A70. Seria e re e Galaxy A vjen me risi dhe inovacione të cilat kanë si qëllim t`i përshtatën gjeneratës së sotme dhe preferencave të klientëve.

Për të gjithë ata që mund të mendojnë çmimin, Galaxy A vjen me një telefon që i përshtatet dhe stilit të jetesës dhe buxhetit. Me një ekran më të madh e më të ndritshëm dhe me një kamera me tre lente si dhe një bateri inteligjente që ka kapacitet për gjithë ditën dhe natën.

Specifikat për secilin telefon të përshkruara në deklaratën për shtyp të Samsung:

Galaxy A20e

Galaxy A20e përmban një ekran 5.8 ” Infinity-U, që siguron një performancë që zgjat, të dizenjuar për të përmbushur kërkesat tuaja të përditshme. E pajisur me një bateri të fuqishme 3,000mAh, A20e ju lejon të shikoni filmat tuaj të preferuar, të luani lojëra ose të kryeni njëherësh shumë punë, të bindur se bateria juaj nuk do t’ju lerë në baltë, ndërsa teknologjia e saj e ngarkimit të shpejtë 15Ë që pas një karikimi të shkurtër të mund të vazhdoni përsëri.

Galaxy A40

Galaxy A40 është për ata që duan një formë kompakte, pa bërë kompromis në përvojën e shikimit apo performancën. Ekrani cep-më-cep 5.9 ” Infinity-U shfaq  një përvojë të pandërprerë vizuale që rri më së miri në dorën tuaj. Nëse shikon TV apo luan lojra, Full HD +, ekrani Super AMOLED paraqet qartësi dhe cilësi të shkëlqyera. A40 është e pajisur me teknologji të zgjuar të kamerës, kamerën e dyfishtë që mundëson shkrepje me kënd të gjerë deri në 123 ° dhe një Optimizues Skene IA që nxjerr më të mirën në çdo foto. Ajo gjithashtu përmban një kamera të fuqishme 25MP që është në gjendje të zgjedhë fotot e nën apo mbi-ekspozuara ndaj dritës, kështu që gjithmonë të dukeni sa më mirë.

A80


Projektuar duke pasur në mendje të apasionuarit pas digjitales dhe i krijuar me kamerën e parë rrotulluese të Samsung, Galaxy A80 i lejon njerëzit të fiksojnë në aparat botën rreth tyre. Kamera automatike me rrotullim automatik jo vetëm që jep të njëjtën përvojë të jashtëzakonshme për kamerën e pasme dhe të përparme, por gjithashtu mundëson një ekran të plotë. Ekarani i ri AMOLED 6.7 “FHD + Infinity ju sjell një përmbajtje të pasur në detaje dhe së bashku me tingullin e Dolby Atmos, ju mundëson një eksperiencë të plotë. Galaxy A80 gjithashtu përmban një baterinë inteligjente 3.700 mAh, e cila mëson rutinën tuaj dhe përdorimin e aplikacioneve për të optimizuar konsumin e energjisë së telefonit tuaj dhe zotëron aftësinë për karikim 25W Super-të Shpejtë, që do të thotë se do të shpenzoni më pak kohë i lidhur me një karikues.