Vaj të nxehtë dhe thika, shqiptarët dhe algjerianët kthejnë përmbys burgun

Të burgosur shqiptarë dhe algjerianë janë përplasur sot dhunshëm në burgun e Avlonas në Greqi.

Sipas Policisë greke, situata është tejet e tensionuar që nga e enjtja e kaluar, ku algjerianët plagosën me thikë në një këmbë një të borgosur shqiptar., i cili kërkonte mbështetje në programin e detoksikimit, pasi është përdorues i rregullt i drogës.

Në shenjë hakmarrje, dy grupet janë përleshur sërish sot me armë të ftohta.

Madje kanë arritur deri aty sa i kanë hedhur njëri tjetrit edhe vaj të nxehtë.

Ndërsa thuhet se kanë kërcënuar me thikë edhe drejtorin e shkollës së burgut, por që është përgënjeshtruar nga Ministria e Drejtësisë.

Megjithë përpjekjet e rojeve të burgut për të qetësuar situatën, gjendja mbetet e tensionuar midis dy grupeve rivale.