Sipërmarrësi që bleu ishullin 8 mln dollarë kapet duke vjedhur në supermarket

Një sipërmarrës nga Florida është arrestuar për vjedhje në një supermarket, vetëm pak pasi bleu një ishull privat me vlerë miliona dollarë.

Andrew Lippi akuzohet se ka vjedhur produkte me vlerë rreth 300 dollarë në Kmart, një dyqan mallrash, njoftoi Departamenti i Policisë Key West.

Para disa ditësh, ai u përmend për blerjen e ishullit “Thompson Key West” për 8 milionë dollarë.

Ai mohoi akuzat dhe e fajësoi supermarketin në një “mosmarrëveshje tregtare”.

Mediat e huaja raportojnë se ai vodhi sende, duke përfshirë llamba LED dhe një makinë kafeje. Më pas u kthye në dyqan me një makinë të vjetër që e mbante në shtëpi dhe kërkoi rimbursim të plotë.

Policia tha se ai supozoi se kishte blerë një aparat kafeje për 150 dollarë, u kthye me të dhe mori rimbursim i plotë. Megjithatë, punonjësit e Kmart vunë re se kutia e kthyer përmbante vetëm një basketboll.