A po ndikon emigracioni te bizneset? Anketa: 43 % e cilësojnë situatën kritike!

Bizneset mendojnë se forca e punës e kualifikuar në Shqipëri është e prekur nga emigracioni. Referuar anketës së publikuar nga Dhoma gjermane e Tregtisë, 51 % e bizneseve mendon se është prekur shumë, 38 % mesatarisht dhe 11 5 pak. Ndërkohë, asnjë biznes nuk mendon se forca e kualifikuar e punës nuk është prekur aspak nga emigracioni.

Sa i përket pyetjes së sa ka ndikuar emigrimi i forcës së punës së kualifikuar në kompani e tyre, 36 % janë përgjigjur mesatarisht, 28 % pak, 13 % kaq shumë sap o vënë në dyshim vazhdimin e ekzistencë së biznesit dhe 11 % janë shprehur se nuk ka ndikuar aspak në kompaninë e tyre.

Sa i përket pyetjes së si e vlerësojnë situatën aktuale të emigrimit të forcës së kualifikuar të punës, 43 % e bizneseve e cilësojnë situatën kritike/alarmante për biznesin, 43 % janë shprehur se ka veçanti por mbetet problem i përkohshëm ndërsa 15 % e bizneseve janë shprehur se është normale dhe ndodh herë pas here.

Sa i përket projeksioneve, se si mendojnë bizneset se do të jetë situata e forcës së punës së mirëkualifikuar pas 5 vitesh në Shqipëri, 45 % janë shprehur se situata do të vazhdojë të përkeqësohet, 45% janë shprehur se situata do të stabilizohet me kalimin e kohës ndërsa 11 % janë shprehur se situata do të jetë më e mirë, shumica do të kthehen sërish, me mentalitet perëndimor pune.