Meta: Dialogu Kosovë-Serbi forcon paqen në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në Facebook shkruan se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë forcon paqen, garanton sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë: 

Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.