Mal Berisha, fitues i çmimit të parë në Konkursin Letrar për 110-vjetorin e gazetës “Dielli”

Në darkën e organizuar me 6 prill 2019, kushtuar 110-vjetorit të gazetës “Dielli” u shpallën fituesit e konkursit organizuar nga VATRA & Redaksia e “Diellit”. Në këtë konkurs morën pjesë 52 autorë, me esse, artikuj studimorë, reportazhe, libra për editorët e VATRËS, libra historikë, monografi, poezi etj, etj,. Juria e përbërë nga: Dalip Greca, Kryetar,  Merita B. McCormack, nënkryetare; Bujar Skëndo sekretar; dhe anëtarë: Idriz Lamaj, Alfons Grishaj, Rafaela Prifti, dr. Arjeta Ferlushkaj, vendosi që me shumice votash të vlerësoje me çmime:

1- Çmimi i gazetës “Dielli” për Reportazhin më të Mirë” iu dha z. Mal Berisha “Dielli që ngroh VARTËN” dhe gazetarit Sinan Kamberaj, “Në shtëpinë e Edgar Poe-Korbi-Noli”.

  1. Çmimi i Gazetës “Dielli” për Studimin më të Mirë iu dha gazetarit Rafael Floqi për “Divergjencat mes Nolit dhe Konicës në dritën e DIELLIT”; Ernestina Halili (Gjergji) për “ Editori dhe dramaturgu- rasti Kristo Floqi” dhe Thanas Gjika “Vështrim Krahasimtar në studimet e Sotme për Faik Konicën”.
  2. Çmimi i Gazetës “Dielli” për Esenë më të Mirë iu dha Lindita Komani “Noli i Kuptuar”; Neka Doko “Noli, Konica & Dielli”, dhe Megi Përmeti, stërmbesë e Aqif Përmetit për esenë “Në gjurmët e ish-Komandantit të Forcave Vullnetare të VATRËS, Menaxherit të Diellit, Aqif Përmeti”.
  3. Çmimi i Gazetës “Dielli” për Librin me të mirë kushtuar Editorëve iu dha Fotaq Andrea “Faik Konica për një Shqipëri Europiane, Antologji”, Anton Çefa”, “Fjala shqipe si zjarri i shejtë” dhe Andon Andoni “Kostë Çekrezi…i treti i Munguari”.
  4. Çmimi për librin më të mire për 110-vjetorin e Diellit iu dha gazetarit Roland Qafoku me librin ”100 Vrasjet më të Bujshme në Historinë e Shtetit Shqipart”, Entela Komnino “E Vërteta për Fan S. Nolin”; dhe Nikollë Loka & Nikolin Kurti “I lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i Kishës Martirë”.

(Artikullin e plotë të diplomatit Mal Berisha mund ta lexoni në lidhjet më poshtë:)