Henri Çili: Mandati i dytë i Ramës është një prapa-kthehu në kursin e reformave

Themeluesi i “Gazetës Liberale”, Henri Çili të hënën deklaroi se mandati i dytë i kryeministrit Edi Rama është një “prapa-kthehu”. I ftuar në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Çili tha se mandati i dytë i kryeministrit është një prapa-kthehu ose një stopim në kursin reformist që Rama pati nisur në 2013-ën.

“Është një prapa-kthehu nga rruga e tretë, ose nga deriva alla bleriane. Është një bllokim i përgjithshëm i jetës shoqërore, që vjen si pasojë e bllokimit të qeverisjes”,- tha Çili. Sipas tij, në këtë sens kjo është edhe arsyeja që në kuadrin e Institutit Europian Pashko, bashkë me drejtorin Ervis Iljazaj dhe kryeredaktorin Arion Sulo, të ndërtonin një projekt të ri, për një lloj rezistence liberale në qytet.