Gega:Luftëtari, një finale për titullin kampion

Trajneri i Partizanit Skënder Gega u paraqit përpara gazetarëve shumë i motivuar për ndeshjen e nesërme që ekipi i tij do të luajë kundër Luftëtarit.

Përballë gazetarëve 55 vjecari shpjegoi situatën aktuale të “demave” si dhe preku temën e titullit kampion.

Ndyshimi mes kupës dhe kampionatit-“Kemi patur ndryshime në përbërje. Përveç lodhjes fizike , ngarkesës si pasojë e ngjeshjes së ndeshjeve, kemi patur edhe mungesa shumë të rëndësishme. Ajo pjesë që kanë luajtur pjesën më të madhe të sezonit kanë një lodhje fizike, por edhe impenjimi në kupë nuk ka qenë në nivelet që ne kemi treguar në kampionat”.

Dëmtimet-“Mungesat kanë qenë të shumta si ndaj Kukësit dhe Luftëtarit. Besoj se do të na rikthehen 2 -3 lojtar, e rëndësishme është që edhe pjesa tjetër të rikuperohet, sepse kemi një kalendar të ngjeshur. Një pjesë e madhe e lojtarëve pothuajse nuk kanë bërë asnjë minutë pushim nga fillimi i kampionatit dhe lodhja ndihet. Shpresoj dhe kam besim që gjërat do shkojnë shumë mirë të nesër”.

Masa për Asanin dhe Trashin-“Asani gjatë gjithë lojës nuk ishte i kënaqur e performancën e skuadrës. Është një lojtar që ka kualitet , ka kontribut të jashtzakonshëm , në momente të caktuara shpërthen , por e rëndësishme është që nuk ka asgjë karshi ekipit, klubit, por e ka me veten e tij. Mënyra si reagoj nuk është e këndshme dhe për këtë kemi zhvilluar edhe një analizë. E rëndësishme është që gjëra të tilla të mos përsëriten , por të shohim përpara. Përsa i përket masave, janë kompetencë e Presidentit, Është një njeri që dëgjon shumë dhe vendos ato që ai di vetë, megjithatë është një marrëveshje mes klubit , trajnerit, lojtarëve që objektivat duhen arritur. Nëse merret masë është vendimi i tij dhe besoj se është shumë e drejtë. Të dy lojtarët nëse janë minë fizikisht do të jenë në fushë sepse nuk kanë bërë asgjë për të mos qenë pjesë e 11 shes, do të jemi sa më të plotë me Luftëtarin , kemi edhe 9 finale për të luajtur,për të arritur atë ëndër që kemi”.

Titullarët dhe rezervat-“Patjetër që ka diferenca mes 11 apo 12 lojtarëve me pjesën tjetër , kjo nuk është sekret. Megjithatë grupi i parë janë ata që na kanë sjell deri këtu, pjesa tjetër ka arsye që nuk janë gjithmonë titullar. Megjithatë për aq sa janë aktivizuar kanë bërë të pamundurën për ta justifikuarvetëm. Gishtat e dorës nuk janë njëlloj e jo më 25 lojtarë smund të jenë në të njëjtin nivel. Ka shumë të rinj me pak eksperiencë dhe duan kohën për tu rritur , për tu adoptuar. Gjithsesi nesër do aktivizoj grupin më të mirë”.

Titulli Kampion-“Besoj se po, jemi më afër se të gjithë të tjerët. Përveç klasifikimit kemi edhe performancën , jemi gjatë gjithë kohës kryesues. Nuk ka sekretë , kemi një ëndërr dhe do mundohemi ta bëjmë realitet duke marrë ndeshjet me radhë. Luftëtari për mua është një finale e këtyre 9 javëve të mbetura. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë jo të gjitha përnjëherë. Për mua është e rëndësishme që nesër të dalim me fitore, me lojë të mirë, pa dëmtime, më pas do mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Kukësi apo Partizani-“Ne luajmë me kundërshtarë nuk luajmë me veten tonë. Veten tonë und ta dëmtojmë nga performancat apo nga një moment jo i mirë, ky është kundërshtari jonë. Unë i respektoj të gjithë kundërshtarët , pasi ata kanë vlera në garën që po zhvillojmë. Është një kampionat shumë i ngjeshur ku nuk ka diferenca të mëdha ndaj gëzoj respekt për secilin kundërshtar”.