Hoxha: Sondazhi i IPR-ORA na dha Shqipërinë ashtu siç është

Analisti Artan Hoxha tha se sondazhi i IPR Marketing dhe RTV ORA tregoi Shqipërinë ashtu siç është. I ftuar në studion e lajmeve, me gazetaren Beti Njuma, Hoxha tha se shumica e shqiptarëve thonë se këtu jetohet keq.

Artan Hoxha: Them që rezultatet më përputhem me perceptimet e mia dhe vlerësimet e mia. Në krahasimet që jepte me tre vitet më parë gjendja dukej jashtëzakonisht më e rënduar. Shqiptarët thonë se 62% jetohet me keq në Shqipëri, thonin që duan të ikin. Sondazhi i bërë nga IPR dhe nga televizioni ORA na dha Shqipërinë ashtu siç është. 

Duke analizuar sondazhin, Hoxha tha se kishte dy qëndrime për qasjen opozitare.

Artan Hoxha:  Në sondazh dilte qartë dy lloj qëndrimesh në raport me qasjen opozitare. Kishte një përkrahje goxha prezentë për djegien e mandateve dhe rrugën e protestave, por kishte edhe pikëpyetje apo kundërshti mbi këtë taktike opozitare.

Beti Njuma: Nuk pajtohemi ishin 61.1%?

Artan Hoxha:  Këtu brenda ke gjithë ata që votojnë qeverinë, këta nuk do i konsiderosh. Do konsiderosh ata që mbështesin opozitën dhe mes atyre që mbështesin opozitën, pra ai 55% dukeshin dy pozicione, një pozicion pro rrugës radikalë të ndjekur nga opozita dhe pjesa tjetër ndoshta mendojnë një rrugë tjetër. Por të dy bashkohen në një gjë, që nuk e durojnë këtë qeveri dhe janë në shumicë dërrmuese në favor të partive opozitare.

Hoxha tha se nëse rezultatet e sondazhit do të përktheheshin në mandate, opozita e sotme do merrte 80 mandate dhe qeveria e sotme 60.

Artan Hoxha: Pyetja do të ishte kështu: Nëse do bëhen zgjedhjet politike, sot në 3 prill për kë do ta jepni votën? Partitë opozitare ishin shumica 53%, 44 për PS, por edhe ai 3% për partitë e tjera, PBDNJ, PDIU janë partitë opozitare. Prandaj them jemi në raportin 55-45. Sikur këto të përktheheshin në mandate parlamentare ne do të ishim në 80 mandate partitë e sotme opozitare dhe 60 mandate qeveria e sotme. Pra ne kemi një përmbysje në shoqëri përkundrejt situatës zyrtare të trashëguara nga zgjedhjet e 2017. Mazhoranca në popull sot është minorancë dhe minoranca politike e 2017 sot është mazhorancë në mbështetjen popullore.

Kriza politike, Hoxha: Dy vezë që po përplasen, njëra do të thyhet