Zaev i emocionuar nga vizita e Tsipras, e tepron me ”selfie”-t (FOTO)

Aleksis Tsipras ndodhet në Shkup, në vizitën e parë të një kryeministri grek në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991. Ai është pritur me nderime të veçanta nga homologu Zoran Zaev, i cili nuk e ka fshehur për asnjë moment entuziazmin për këtë vizitë.

Tre herë e ka ndaluar Zaev Tsiprasin për të bërë ”selfie” me gazetarët dhe anëtarët e qeverive të të dyja vendeve, ndërkohë që aparatët e fotografëve punonin me shpejtësi për të fiksuar çdo lëvizje të zyrtarëve të lartë.

Kryeministri grek mbërriti në Shkup pas firmosje së marrëveshjes së Prespës, që i dha fund konfliktit shumë-vjeçar për cështjen e emrit.