Arabia Saudite po u jep miliona lekë e shtëpi fëmijëve të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi

Fëmijët e gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggi kanë marrë shtëpitë multimilionë dollarëshe dhe po paguhen mijëra dollarë në muaj nga autoritetet e mbretërisë, njoftoi Washington Post.

Khashoggi – një kontribues i kësaj mediaje dhe një kritik i qeverisë saudite – u vra dhe u copëtua në tetor të vitit të shkuar në konsullatën e mbretërisë në Stamboll nga një ekip prej 15 agjentësh të dërguar nga Rijadi. Trupi i tij ende nuk është gjetur.

“Pagesat për katër fëmijët e tij – dy djem dhe dy vajza – janë pjesë e një përpjekjeje nga Arabia Saudite për të arritur një marrëveshje afatgjatë me anëtarët e familjes Khashoggi, që synojnë pjesërisht të flasin në publik” , tha Post.

Shtëpitë e dhuruara fëmijëve të Khashoggi janë të vendosura në qytetin port të Jeddah dhe janë me vlerë deri në 4 milionë dollarë, njoftoi gazeta.

Salah, më e moshuara e fëmijëve, planifikon të vazhdojë të jetojë në Mbretërinë Saudite, ndërsa të tjerët, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara, pritet t’i shesin shtëpitë, shkruan gazeta.

Përveç pronave, fëmijët po marrin $ 10,000 ose më shumë në muaj dhe mund të marrin edhe pagesa më të mëdha që mund të arrijnë në dhjetëra milionë dollarë për secilin, sipas raportit të siguruar nga media amerikane.
Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është akuzuar për orkestrimin e vrasjes së Khashoggi, por mbretëria e ka mohuar përfshirjen e princit në këtë ngjarje.

Arabia Saudite fillimisht tha se nuk kishte njohuri për fatin e Khashoggi, por më vonë fajësoi agjentët “e rremë” për vdekjen e tij, shkruan The gruardian.

Prokurori i saj publik ka akuzuar 11 vetë për vrasjen e Khashogit.