PS kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit për reformën zgjedhore, ikën Gjylameti dhe vjen Gjiknuri

Partia Socialiste kërkon zgjatjen edhe me 3 muaj  të afatit për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Blerina Gjylameti ikën nga drejtimi i Komisionit dhe në vend të saj propozohet Damian Gjiknuri.

PS do të thërrasë deputetët e rinj të opozitës për të zënë vendet bosh të opozitës në Komision.