Kuvendi mblidhet të mërkurën, një tjetër kandidat dorëzon formularin e dekriminalizimit

Kuvendi i Shqipërisë duket se nuk po gjen stabilitet për sa i përket zhvillimit të seancave plenare. Kjo pasi, mazhoranca e pa shqetësuar nga opozita i programon sipas qejfit ditët dhe orët e zhvillimit të tyre.

E nëse për afro 12 vite kishte një ditë të përcaktuar siç ishte e enjtja e çdo jave, tashmë Kuvendi mblidhet në ditë të ndryshme.

Përmes njoftimit të fundit, Kuvendi lajmëron se seancën e radhës plenare do ta zhvillojë të mërkurën, ndryshe nga një javë më parë kur ajo u mbajt të enjten.

Ndërkaq, ashtu siç e ka lajmëruar më herët, pritet që opozita të zhvillojë protestën e radhës para Kuvendit, ndërkohë protestën kombëtare ajo ka paralajmëruar për ta zhvilluar më 13 prill.

Zëvendësimi i deputetëve

Po ashtu, mësohet se një tjetër kandidat në listat e PD-së për deputet ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Halil Jakimi ka dorëzuar sot në KQZ formularin dekriminalizimit. Halil Jakimi është kandidat për deputet në listën e PD, në qarkun Dibër.

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:

Ylli Shehu
Enver Rroshi
Aurora Mara
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Edlira Hyseni
Ediola Braha

Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Kapllani
Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:

Majlinda Halilaj
Alban Zeneli
Ligoraq Karamleo
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi

/ Koha Jonë