Ekzekutimi i dy vëllezërve në Shkodër, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Mëngjesin e sotëm janë zbuluar detaje të reja 24 orë pas atentatit që iu bë dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se Astrit Bilali ka qenë i armatosur dhe i është kundërpërgjigjur autorëve. Arma është gjetur pranë trupit të viktimës.

Raportohet se deri më tani Policia ka shoqëruar mbi 20 persona, të cilët mund të kenë informacion për ekzekutimin e dy vëllezërve.

Automjeti i cili u gjet ditën e djeshme i djegur rezulton të jetë i vjedhur në Dhjetor të 2018-tës, brenda makinës është gjetur edhe automatiku i përdorur në momentin e atentatit.