Lewandowski i “shpëton” birrat Abrashit, Dortmundi rrëmben kreun (VIDEO)

Amir Abrashi nuk do të paguajë birra për shokët e tij këtë fundjavë. Skuadra e mesfushorit të kombëtares sonë, Freiburg ka arritur që të ndalë Bayernin në një barazim 1-1, teksa Amiri kishte premtuar birra vetëm nëse fitonin. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Freiburg-un, që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 3-të. Pas një aksioni të bukur në krahun e majtë, Lucas Holer godet mjaft mirë me kokë duke mos i dhënë asnjë start reagimi portierit Neuer.

Bayerni reagoi menjëherë, teksa në minutën e 21-të, i përhershmi Robert Lewandowski shënoi me një veprim të bukur akrobatik brenda zonës. Skuadra e Niko Kovac nuk arriti që të shënonte më deri në fundin e kohës së rregullt, duke humbur edhe vendin e parë në renditje pas fitores 2-0 të Dortmundit ndaj Wolfsburgut. Pablo Alcacer shënoi dy gola në kohën shtesë duke i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij. /R.Lika-Koha Jone/