Solskjaer përpilon listën e dëshirave, United gati të “thyej” bankën

Pasi arriti të bind Ole Gunnar Solskjaer për firmosur deri në vitit 2022, Manchester United është gati të hap thesin për në merkaton e verës. Sipas asaj që raportohet në shtypin britanik, “djajtë e kuq” kanë vënë në listën e dëshirave 3 talente të kombëtares angleze.

Jadon Sancho i Borussia Dortmund, Callum Hudson-Odoi i Chelsea dhe Declan Rice i West Ham shihen si përforcuesit ideal të skuadrës së 46 vjeçarit norvegjez. Ndërkohë, për fazën e mbrojtjes, United ka shfaqur interes për Kalidou Koulibaly, Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Ben Godfrey.

Emra të rëndësishëm këto, me United që i duhet të “thyej” bankën për të arritur tek ta.Për të firmosur me të gjithë, Manchester United mund të shpenzojë rreth 450 milionë euro.