Shqipëria 10 vite në Nato, Meta: Mbështes çdo nismë për forcimin e Aleancës

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë sot në paradën ushtarake në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ceremoni e organizuar me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në ceremoni është i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës së atlantikut të Veriut, ambasadorë etj.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka përmbyllur me fjalimin e tij, ceremoninë që u zhvillua sot në Tiranë, në sheshin Nënë Tereza, në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“Nuk mund ta nis këtë fjalë përshëndetëse, pa iu ftuar të gjithëve për një duatrokitje për forcat ajrore të NATO-s, që jo vetëm nderuan këtë paradë sot, por sidomos për atë që bënë në 24 mars 1999… …Kam një falenderim të veçantë e kam për Presidentin e SHBA, Xhorxh W Bush që frymëzoi arritjen e qëllimit fnal. E paçmueshme mbetet mbëshstetja e popullit shqiptar dhe të gjitha qeverive”,- deklaroi Presidenti.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit u ndaldhe në kontributin e pazëvendësueshëm të Aleancës në Luftën e Kosovës. “Pak ditë më parë ne kujtuam vendimin historik të NATO-s për të dhënë fund genocidit në Kosovë. Të gjtihë shqiptarët i mbeten mirënjohës NATO-s që shpëtoi jo vetëm një popull të pafajshëm por garantoi paqen në rajon. NATO së shpejti pret anëtarin 30 të saj, Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria ka marrë përgjegjësitë që i takojnë në operacionet e përbashkëta të NATO-s kudo ku i është kërkuar. Forcimi dhe fuqizimi i infrastrukturës tonë kombëtare mbetet prioritet. Përzgjedhja e bazës ajrore të Kuçovës është një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale”, theksoi Presidenti Ilir Meta.

Fotogaleri nga aktivitetet e sotme