Facebook bllokon reklamat politike – Do ndalojë ndërhyrjet në zgjedhjet e BE

Facebook ka aplikuar kufizime në rregullat e reklamimit politik në Bashkimin Europian këtë javë,  në përpjekje për të parandaluar abuzimin dhe ndërhyrjet në zgjedhjet parlamentare në muajin Maj.

Kompania deklaroi se zgjerojë masat që prezantoi vitin e kaluar në vende si Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe India. Këto masa detyrojnë reklamuesit politikë që t’i nënshtrohen kontrolleve për të vërtetuar nëse jetojnë në vendin që kanë shënjestruar. Reklamat do të etiketohen me informacion që identifikon kush ka paguar për to si dhe detajet e kontaktit gjithashtu,  për të vërtetuar që janë profile biznesi e jo individë. Reklamat që nuk janë regjistruar deri në mes të muajit Prill do të bllokohen.

Një tjetër karakteristikë që Facebook po prezanton është libraria e reklamave,  një mjet i përmirësuar i arkivës, që i lejon përdoruesve të kërkojnë reklama politikë në databaza publike,  për të gjetur informacion mbi frekuencën e shikimit të reklamave dhe të dhënave demografike mbi personat që e kanë parë.  Reklamat do të ruhen në këtë databazë për 7 vite.

“Mendojmë që këto ndryshime do të ndihmojnë në parandalimin e ndërhyrjeve në zgjedhje në Facebook” -tha Richard Allan,  zv/presidenti botëror i Facebook për çështjet e politikave. Gjiganti i mediave sociale ka qenë subjekt i mbikëqyrjeve të shpeshta për mënyrën se si trajtoi reklamuesit rus në ndërhyrjen në opinionin publik gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

/SCAN