Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Parlamentit (VIDEO)

Protesta e opozitës ka nisur që në fillim me përplasje mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve.

Fillimisht, rreth orës 09:30 policia ka ndaluar qytetarët që të protestojnë para Ministrisë së Brendshme dhe t’i bashkohen protestës së madhe të opozitës para Parlamentit. Ndali është më bërë me argumentin se një delegacion i huaj do të kalonte në qendër të Tiranës. Forcat e policisë kanë arrestuar disa qytetarë mes të cilëve dhe gra.

Ndërkohë në orën 10:14, teksa deputetët e rinj që opozita i konsideron të blerë nga qeveria po bënin betimin, protestuesit kanë tentuar disa herë të çajnë rrethimin e policisë dhe të hyjnë në Parlament.

Në orën 10:30, krerët e opozitës kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u janë bashkuar protestuesve para godinës së Parlamentit. Në protestë ndodhet dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

Ndërkohë seanca brenda Kuvendit ka vijuar me rendin e ditës dhe betimin e dy deputetëve të rinj, që kanë sipas PD dhe LSI janë të blerë.

Ish-deputetë të PD, LSI dhe qytetarë kanë marrë fjalën në miting duke denoncuar qeverisjen dhe kryeministrin Edi Rama.  Ish-deputetë të PD, LSI dhe qytetarë kanë marrë fjalën në miting duke denoncuar qeverisjen dhe kryeministrin Edi Rama.

Në orën 11:20, një pjesë e protestuesve ka tentuar të çajë kordonin policor për të hyrë në oborrin e Kuvendit.

Në terren janë rreth 1000 forca policie. Ndryshe nga herët e tjera në kordon ka efektive femra. Grupe policësh ka dhe në ruajtje të institucioneve përveç se tek parlamenti. Nisur nga protestat e kaluara, do të ketë policë tek Kryesia e Kuvendit, KQZ por edhe tek Drejtoria e policisë së Tiranës.

Biberaj, mesazh ndërkombëtarëve: Të drejtat fitohen me protesta

Aleksandër Biberaj, ish-Zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një nga themeluesit e Partisë Demokratisë, i ka drejtuar nga protesta nëj mesazh të fuqishëm miqve europianë të Shqipërisë. “Miq ndërkombëtarë, – tha Biberaj. – Parimet e lirisë dhe të demokracisë nuk dhurohen, por fitohen ashtu siç janë fituar në vendet tuaja, e drejta e votës, të drejtat e njerëzve me ngjyrë!

Ne jemi aleatë me ju sepse vlerat europiane janë kollona vertebrore e demokracisë. Miq të nderuar! Opozita po përgatit programin elektoral të zgjedhjeve që janë shumë afër dhe që zgjidh problemet e të gjitha shtresave  në nevojë. Është ngjallur shpresa dhe besimi. Unë jam çdo ditë me studentët ën auditore dhe ata kanë shpresë e besim se ky vend do të bëhet.”

E paprecedentë/ Policia largon me forcë gazetarët

Gazetari i ‘News 24’, Erjon Skëndaj është penguar sot nga efektivët e Policisë së Shtetit që të kryejë detyrën, ndërkohë që opozita po proteston në qendër të Tiranës. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, disa punonjës të policisë kanë tentuar të pengojnë gazetarin dhe ta largojnë nga vendi ku protestohet.

“Mos më prek me dorë. Çfarë je ti? Vendos perimetrin e sigurisë”, dëgjohet gazetari teksa i drejtohet policit, i cili përpiqet ta largojë nga vendi ku po raportonte. Përveç përplasjes me gazetarin, punonjësit e policisë janë përplasur edhe me disa gra protestuese.

Lexoni edhe…