Opozita për herë të 7-të në shesh, mazhoranca në Kuvend

Dita e sotme pritet të jetë e mbushur aktivitetet politike. Maxhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ndërsa opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave para selisë së Parlamentit.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës por siç kanë thënë drejtuesit e PD-së, ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare. Në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare. Në seancën e sotme do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, të cilët dje morën mandatin.

Qytetarët nga rrethe të ndryshme të vendin janë organizuar për të marrë pjesë në protestën e opozitës para parlamentit.