Humor/Deputeti Alimadhi, prova e re për tradhtinë e ballistëve

Adriatik Alimadhi, kryetar i një partie periferike që thotë se përfaqëson të djathtën historike të Ballit Kombëtar, dje tradhtoi opozitën duke u futur në Kuvendin e shumicës socialiste. Kundër paraardhëses së PS, Partisë Komunistë, Balli ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore.

Gjesti i Alimadhit ka jo pak kontradita. Sipas demokratëve të inatosur, ballistët e treguan edhe një herë vetën duke tradhtuar luftën dhe bashkëpunuan me ‘armikun’. Ndërsa socialistët edhe pse u kënaqën që shtuan dhe një deputet, kujtuan historitë e gjyshërve të tyre që nuk e pranonin kurrë ballin kombëtar.

Kjo situatën e re me ballistët në Kuvend nuk ka si tu shpëtojë dhe rubrikave humoristike të televizioneve. Për më shumë ndiqni videon.