Zbulohet emri i vrasësit së biznesmenit në Theth, është arratisur drejt Malit të Zi

Është zbuluar emri i vrasësit të biznesmenit nga Thethi, Ferdinand Polia. Ai quhet Kristian Sulaj dhe është vëllai i njerit prej të arrestuarve, Alfred Martinit, por e ka ndryshuar mbiemrin.

Sulaj ose ndryshe Martini, pas ekzekutimit gjakftohtë të Nard Polisë në makinën e tij, është larguar drejt Malit të Zi.

Vëllai i vrasësit, Alfred Martini dhe dy vëllezër të tjerë me mbiemrin Toma, që janë arrestuar pas vrasjes, kanë marrë masën e sigurisë sot “arrest me burg” si bashkëpunëtorë me autorin e krimit.