Kryemadhi: Vuçiç u tregua më i mençur dhe më i shpejtë se Rama, shpalli zgjedhje të parakohshme

Vala e protestave në Ballkan ka ndërgjegjësuar komunitetin ndërkombëtar se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë, thotë Monika Kryemadhi.

Duke folur nga selia e LSI-së, Kryemadhi tha se Vuçiç në Serbi u tregua më i mençur dhe i shpejtë se Edi Rama dhe shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos thelluar më tej krizën.

Shpresat e Kryemadhit, janë për një reflektim nga ana e PS-së.

Kryemadhi: Reagimi i ndërkombëtarëve gjithmonë fillimisht ka qenë stabiliteti, stabiliteti, stabiliteti. Por më pas kur e kanë parë që stabiliteti i shtetit të kapur ose stabiliteti i krimit të organizuar është kthyer në destabilitet për vendet e rajonit kanë reaguar menjëherë. Mendoj që çdo gjë është paketë. Serbia, Vuçiç u tregua si gjithmonë me i mençur dhe më i shpejtë se Edi Rama, i shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos e thelluar më tej krizën dhe për të mos e dëmtuar më tej partinë e tij. Besoj që edhe PS do të reagojë shumë shpejt sepse çdo ditë që kalon e thellon më shumë krizën dhe vështirësinë ekonomike të shqiptarëve dhe rrit mospërkrahjen nga shqiptarët të qeverisë së kapur nga një grup kriminal.