Një imazh shprese

Pas masakrës së Christchurch, banorët e shokuar po kërkonin imazhe të shpresës. Ata e gjetën atë në një fotografi të kryeministres Jacinda Ardern, të veshur me një shami të zezë dhe të mbuluar me lule të krijuara nga reflektimi i xhamit. Kjo e fundit, disa ditë më parë, bëri me dije se qeveria e saj binte dakort në parim për ashpërsimin e legjislacionit për armët dhe do të prezantonte së shpejti një paketë masash në këtë drejtim.