“U krye”, Majko kujton bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi

Sot më 24 mars bëhen 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavi. Fushata që i dha fund luftës në Kosovë, zgjati 78 ditë. Pikërisht këtë ditë ka kujtuar edhe Pandeli Majko. Ai shpreh edhe njëherë respektin e tij për ndërkombëtarët që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar.

Statusi i plotë:
Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!
Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.
Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!