Presidenti Meta: Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO për ndërhyrjen në Kosovë

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 20-vjetorin e ditës kur NATO nisi bombardimet në Serbi, ngjarje pas së cilës Kosova fitoi edhe pavarësinë.

Në një postim në Facebook, Meta është shprehur se kjo ngjarje “i dha fund genocidit e spastrimit etnik dhe i parapriu Pavarësisë së Kosovës”.

“Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”,- shkruan, ndër të tjera, Presidenti Meta.

Postimi i plotë i Metës: 

Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës🇽🇰, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
Përherë mirënjohës SHBA🇺🇸 dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria🇦🇱 mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.